Pendarovski: të mos bëhet fushatë me ikjen e të rinjve nga vendi

Politizimi i thellë i shoqërisë dhe klientelizmi janë ndër faktorët më të mëdhenjë që nxisin të rintë që të largohen nga vendi. Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i cili kërkon që çështja e ikjes së të rinjëve të largohet nga e agjendës politike e grindjeve partiake dhe të mos keqpërdoret kjo temë gjatë fushatës që vjen, sepse, sipas tij, nga ajo askush nuk do të fitoj pikë politike. Në debatin me temë “Si të kthehemi në shtëpi”, të organizuar nga “Shtëpia Evropiane”, Pendarsovski tha se që nga vitet 90’ deri më tash, të gjitha partitë politike kanë qenë të dobëta në këtë drejtim dhe ka kërkuar që autoritetet të merren më seriozisht me parandalimin e ikjes së të rinjëve.

Stevo Pendarovski, President i MV

“Fakt plotësues që i demotivon të rinjtë dhe i detyron që të ikin jashtë, është politizimi i thellë i shoqërisë. Është demotivuese për të rinjtë edhe fakti se Maqedonia e Veriut nuk është shtet i së drejtës në nivel të demokracive të pjekura evropiane. Unë mendoj se, përpos që ky debat të nxirret nga diskutimet ditore partiake, unë mendoj se ne duhet t’u japim të rinjëve shansë që të kenë sukses këtu, me atë që nuk do t’u japim fillim librezë partiake për punësim. Nëse më të mirët e gjeneratës thonë mua nuk më intereson politika, apo nuk dua të merrem me politikë, dua të merrem me atë që kam mësuar, më jepni shansë. Brenga kryesore quhet “klientelizëm”, përkatësisht, do të votoj për ty, nëse më punëson”.

Ndërkohë, euroambasadori Samule Zhbogar, tha se gjatë takimeve të mbajtuara së fundmi me shumë të rinjë, në kuadër të aktiviteteve të tij, ka ardhur në përfundim se, të rinjtë nuk janë të tërhequr nga vendet anëtare të BE-së, por janë të dëbuar nga ky vend, sepse vlerësojnë se askush nuk i dëgjon dhe se autoritetite nuk kujdesin e nuk shqetësohen për to.

Samuel Zhbogar, Euroambasador

“Hulumtimet tregojnë se pjesa më e madhe e të rinëjve nuk besojnë se do të bëhet më mirë, vetëm një e treta e tyre se në vend do të bëhet më mirë për 5 vite. Do të thotë nuk bëhet fjalë ëpr atë se ata tërheqen nga ana e shteteve anëtare të BE-së, por një njëfarë mënyrë dëbohen jashtë nga vendi për shkak të sistemit të keq të shëndetësisë dhe arsimit, për shkak të politikës e cila është gjithnjë prezente, është prezente gjithkund që e zë gjithë hapësirën deri në atë shkallë sa më nuk ka ajër. Të rinjtë ikin nga ajo, ata vlerësojnë se mund të gjejnë punë ose vetëm nëpërmjet lidhjeve dhe miqve, apo përmes partisë politike. Njerëzit vlerësojnë se vetëm në atë mënyrë mund të gjejnë punë”.

Sipas të dhënave të rrjeti joformal i parandalimit të ikjes së trurit, në të cilën bëjnë pjesë 7 organizata joqeveritare, 74% e të rinjëve që ikin largohen që të gjejnë punë, mbi 36% ikin për jetë më të mirë dhe 36% të tjerë ikin për shkak të situatës politike, janë të frustruar nga jostabiliteti i vazhdueshëm.