Pendarovski takoi Vjosa Osmanin: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të “Forumit për Dialog të Prespës” në Ohër takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell TV21. Pendarovski njoftoi se në takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, sfidat rajonale dhe gjendjen e sigurisë në rajon dhe më gjërë.

“Në frymën e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, rikonfirmova mbështetjen time për aspiratat euroatlantike të Kosovës”, shkroi Pendarovski.