Pendarovski nuk do ta vazhdojë situatën e jashtëzakonshme?

Të vogla janë gjasat që presidenti Stevo Pendarovski ta vazhdojë edhe një herë situatën e jashtëzakonshme, raportojnë mediumet. Sipas tyre, Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë (30 maj 2020) do të mbledhet edhe një herë për të shqyrtuar këtë çështje. Vendimi do të sillet në bazë të situatës me epideminë, por edhe në bazë të gjendjes dhe nevojave ekonomike të vendit, transmeton Gazeta Lajm.
Merret vesh se gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdojë vetëm nëse partitë eventualisht arrijnë konsensus për datë zgjedhore, me qëllim të harmonizimit të përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme me datën zgjedhore.
Ndërkohë kryeministri Oliver Spasovski ka paralajmëruar se situata e jashtëzakonshme mund të vazhdohet, kurse zgjedhjet e parakohshme do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të saj.

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni u vendos më 18 mars, pastaj u vazhdua për 30 ditë tjera më 17 prill, kurse më 16 maj u vazhduar edhe për 14 ditë.