Pendarovski: Karakaçanov nuk meriton vëmendje

Nuk duhet të pritet përparim për çështjet e hapura ndërmjet Shkupit dhe Sofjes derisa nuk përfundojnë zgjedhjet në Bullgari më 4 prill dhe nuk formohet qeveria e re, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus.

Ai tha se vështirësi tjetër është ajo që në Bullgari sa i përket disa çështjeve që kanë lidhje me ne ka vazhdimësi politike me dekada. Të gjithë të bashkuar rreth atyre qëndrimeve politike të cilat neve na pengojnë për BE, ndërsa për të cilat ne mund të negociojmë – siç janë gjuha dhe identiteti, theksoi Pendarovski.

Për listën e Krasimir Karakaçanov me emrat e njerëzve të opozitës në vend për të cilët thotë se kanë shtetësi bullgare, shefi i shtetit thotë se Karakaçanovit i jepet shumë hapësirë në mediat në krahasim me besimin e tij politik, edhe në Bullgari edhe te ne.

“Nuk mendoj se dosja e tij politike e meriton atë vëmendje. Unë do të merresha me lojtarët seriozë politik si presidenti Radev, kryeministri Borisov. Unë fola me Radevin, dhe ai nuk hoqi dorë asnjë milimetër nga parimet e tij. Por, i arsyetonte argumentet e tij pa folklor politik, e jo si zotëria i lartpërmendur”, shtoi Pendarovski.

Ai konsideron se do të ishte e mirëseardhur përfshirja edhe e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht në komisionin për çështje historike dhe arsimore.

“Dy shtete ballkanike nëse grinden për histori asnjëherë nuk do të merren vesh. Për këtë është mirë së pari në komision të përfshihen palë të huaja si konsultues, sepse puna e deritanishme e komisionit nuk jep të drejtë se do të ketë zgjidhje”, konsideron Pendarovski.