Arrestohet 60-vjeçari nga Tetova, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:00 në SPB-Tetovë, në bazë të urdhrit nga Gjykata është arrestuar 60-vjeçari nga Tetova me iniciale B.I. i cili kërkohet për vuajte të dënimit me burg, transmeton Alsat.

60-vjeçari është dënuar për shkelje të nenit 396 nga Kodit Penal, respektivisht posedim dhe tregti me armatim. Nga MPB njoftojnë se 60-vjeçari është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.