Sanksione për 165 vozitës në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 164 gjoba për shkelje në trafik, mes të cilave 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, ndërkohë që janë shqiptuar edhe dy dënime për këmbësorë.

“Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, një për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 45 për parkim të parregullt”, njoftojnë nga MPB-ja.

Kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thuhet në njoftimin e MPB-së.