Pendarovski dje i ka dërguar mesazh Erdoganit për ekstradimin e Palevskit

Presidenti Stevo Pendarovski dje i dërgoi mesazh zyrës së homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me ekstradimin e Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim ekstradues në Turqi prej 40 ditësh.

Lidhur me përmbajtjen e mesazhit nga kabineti i Pendarovskit nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Në një intervistë për “360 Gradë” të hënën, Pendarovski tha se po mendonte t’i dërgonte një mesazh Erdoganit për ekstradimin e Palevskit dhe theksoi se ky është një rast madhor që nuk duhet lejuar të vazhdojë nëpër korridoret burokratike dhe lejimi i procesit zgjat shumë.

“Është detyrë e Ministrit të Drejtësisë që e bëri atë (dërgoi një kërkesë ekstradimi), por çështja është shumë e ndërlikuar për ta lënë të kalojë vetëm nëpër disa korridore burokratike dhe Zoti na ruajt të zgjasë me muaj apo vite”, ishte përgjigjur Pendarovski në pyetjen nëse mund të akuzohet për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit në Turqi.