Aggeler: Kemi mjaftueshëm prova që Angjushev është i korruptuar

“Ne kemi mjaftueshëm prova që Angjushev është i korruptuar”, tha sot në brifingun me gazetarët në Shkup ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Price Aggeler.

Ambasadorja tha se në 32 vitet e fundit SHBA-të kanë ndarë rreth 500 milionë dollarë për sundim të së drejtës dhe qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa, siç theksoi Aggeler, shohim epidemi të korrupsionit.

“Ka epidemi të korrupsionit në këtë vend. Është në secilin sektor, secilën organizatë, dhe vetëm me emërimin e aktorëve të korruptuar, ne mund të fillojmë t’i ndihmojmë këtij vendi në ballafaqimin me këtë”, pohoi mes tjerash Aggeler.

Ndryshe, ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev është personi që së fundmi është futur në listën e personave të padëshiruar të SHBA-së, pasi i njëjti sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është i përfshirë në korrupsion.