Pëlqehet “Harrom” nga Dhurata Dora, arrin 10 milionëshin

Dhurata Dora vazhdon të mbetet një ndër artistet më aktive të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, aktualisht po shijon suksesin e projektit të fundit, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj.

“Harrom” tanimë ka kapur shifrën prej 10 milionë klikimeve dhe vazhdon të mbetet në mesin e këngëve hit të momentit.

Natyrisht që këtij suksesi i është gëzuar më së shumti Dhurata, e cila pritet që të sjell hitet e radhës gjatë këtij viti.

“Harrom” u publikuar në dhjetor të vitit të e lamë pas. /Lajmi.net/