Pazari politik mes Alternativës dhe LSDM-së, më zhgënjeu shumë – thotë Siljanovska

“Aleanca për Shqiptarët edhe në zgjedhje edhe tani, është në opozitë. Ata, që nga viti 2017 e deri më tani janë në opozitë. Sipas kësaj, qytetarët atyre ua dhanë legjitimitetin në luftën kundër pushtetit. Të mos harroni se ka pasur më shumë takime mes Aleancës dhe VMRO-DPMNE-së, në të cilat është biseduar për një betejë të ardhme. Nga ky aspekt, nëse flisni për ideologjinë, partitë tona janë të dezideologjike… Shpesh herë koalicionet janë sikur të përzieni ujë me vaj, e pamundur”, kështu është shprehur deputetja Gordana Siljanovska – Davkova në ClickPlus në TV21.

Ajo tha se ka parë këtë me eksperimentin e fundit të kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

“Ata nuk kanë biseduar për reformat në arsim, për reforma në shëndetësi, për qasje më ndryshe në mbrojtjen shëndetësore, por për vende ministrore, vende zëvendësuesish, për drejtorë, për punësime, që do të ishte pazar politik që mua më zhgënjeu”, tha më tej Siljanovska – Davkova./TV21