Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

Dy persona nga fshati Romanovcë i Kumanovës janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur disa sende metalike nga një objekt ndihmës në kuadër të kazermës në Kumanovë.
Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor, ndërsa të dyshuarit janë privuar nga liria në orën 19:00.
„Më 27.11.2026, në ora 19:00, zyrtarë policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria M.N. (37) dhe B.N. (36), të dy nga fshati Romanovcë, rajoni i Kumanovës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se të njëjtën ditë, së bashku me një person tjetër mashkull, kishin hyrë në një objekt ndihmës në kuadër të kazermës në Kumanovë dhe kishin marrë disa sende metalike“, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të pasojë kallëzim përkatës.