Moti sot: I ftohtë dhe me reshje të borës

Me vranësira, i ftohtë dhe kohë pas kohe me reshje të borës do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Reshjet do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore, ndërkaq mbulesë të borës do të formohet në çdo pjesë të vendit, transmeton TV21.

Për shkak të temperaturave të ulëta do të krijohen edhe ngrica. Do të fryjë edhe erë e përforcuar në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -7 deri në -1, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej -2 deri në 4 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, kohë pas kohe do të ketë edhe reshje të borës, veçanërisht gjatë paradites.

Temperatura minimale do të ulet deri në -2, kurse maksimalja do të arrijë deri në 1 gradë Celsius.