Pasi u bë nënë për herë të dytë, Dafina Zeqiri ka për t’i thënë diçka Tunës

Tuna, ditën e djeshme befasoi të gjithë me lajmin se është bërë nënë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi, artistja ka vendosur ta mbajë të fshehtë nga publiku shtatzëninë e saj.

Ndryshe, Altuna Sejdiu mori urime të shumta nga miqtë e saj duke mos munguar edhe ai nga Dafina Zeqiri.

Përmes një storie në Instagram duke publikuar një imazh nga salla e lindjes të Tunës ajo e ka uruar.

“Urime”, ka shkruar Dafina Zeqiri.

Ndryshe, Tuna dhe Dafina kanë një bashkëpunim vite më parë i cili ishte pëlqyer tejet shumë nga publiku shqiptar madje dëgjohet edhe sot.

Ndërkohë, të dyja artistet është komentuar se nuk kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën, megjithatë ky urim i Dafinës e hedh poshtë këtë.