Pasi fitoi Albini, a do ta mbajë premtimin Unikkatili për koncert?

Reperi i njohur shqiptar që jeton në SHBA, Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”, duket se premtimin e dhënë kohë më parë, nuk e ka mbajtur.

Unikkatil përmes një postimi kishte paralajmëruar se nëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, fiton në zgjedhjet e 6 tetorit, do të mbajë një koncert në kryeqytet.

Albin Kurti nga VV, ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit, si kandidati për kryeministër më i votuari ndërkohë, reperi Unikkatil nuk është bërë “i gjallë” deri më tani lidhur me koncertin e premtuar.