Kida e lumtur me njerëzit që e rrethojnë, falënderon të gjithë për urimet e bëra

Kida sot feston ditëlindjen, këngëtarja simpatike e estradës ka mbushur 22 vite jetë, dhe këtë ditë të veçantë ia kanë zbukuruar edhe më shumë urimet e përcjella.

Autorja e disa hiteve është treguar falënderuese me të gjithë ata ndan kohën e tyre për ta uruar artisten për 22 vjetorin e lindjes.

Me një postim të bërë në Instastory ajo shkroi: Faleminderit shumë për urimet e sinqerta. Ma keni ndreq ditën, jam shumë e lumtur që i kom njerëzit më të mirë rreth vetes. Njerëzit e tillë më bëjnë jetën më të mirë.