Duda paralajmëron një ‘Disstrack’

Duda me një postim të bërë minuta më parë bëri të ditur se fansat e tij nuk do presin edhe shumë deri sa të dëgjojnë këngën më të re nga ai.

Rep-artisti i cili ka prejardhje nga Gjilani por jeton në Liverpool, ka njoftuar se kënga e re do jetë një ‘Diss’ por nuk dha detaje më shumë se kujt do i kushtohet.

“Me datë 25 një ‘diss’ i ri ‘Fakte’ në bashkëpunim me Unittick” ka shkruar Duda në postimin e bërë në Instagram.