Pasi festuan Shën Valentinin, Dua Lipa dhe Anwar Hadid fotografohen rrugëve të Los Angeles

Dua Lipa së fundmi shijoi një fundjavë romantike me të dashurin Anwar Hadid, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Dhe fituesja dy herë e Grammy që atëherë i është rikthyer rutinës së saj të përditshme me partnerin e saj pas ditës së Shën Valentinit.

Ajo u fotografua e veshur me një jelek super të fryrë ngjyrë portokalli me një jakë të veshur me lesh të hënën, ndërsa kishte dalë për të blerë ushqime me të dashurin Anwar në tregun e preferuar të Erewhon në Los Angeles.

25-vjeçarja veshi jelekun mbi një bluzë të gjatë të ngushtë me ngjyrë të zezë dhe blu me mëngë të gjata, duke treguar barkun e saj të tonifikuar në një palë xhinse.

Ajo e kombinoi veshjen me një kapele bejsbolli rozë, një rrip lëkure të zezë në stilin e viteve ’90 dhe një aksesor argjendi. Dua mbante një çantë lëkure të gjelbër dhe kishte vendosur maskë rozë në fytyrë.

Dua më vonë u lajmërua në Instagram, duke publikuar disa fotografi në InstaStory me të dashurin e saj Anwar, 21 vjeç, ndërsa vallëzonte nën ritmet e këngës së saj të re “We’re Good”.

Kjo paraqitje e tyre vjen vetëm pak ditë pasi ata publikuan disa fotografi romantike së bashku në Ditën e Shën Valentinit. /Lajmi.net/