Përfundon takimi Kosnett-Kurti, ambasadori nuk deklarohet për media

Kosnett qëndroi sot në zyrat e partisë fituese të zgjedhjeve ku edhe zhvilloi një takim me liderin, Albin Kurti.

Tashmë ky takim ka përfunduar dhe Kosnett është larguar nga zyrat e VV-së, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht situatës në vend, Konsett zgjodhi që të mos deklarohet pas takimit që pati me Albin Kurtin.

Duhet përkujtuar që pas përfundimit të zgjedhjeve Kosnett uroi vendin për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike duke thënë se Amerika vazhdon të jetë përkrah Kosovës.