Rita Ora del nga karantina e detyrueshme 14-ditëshe në Sidnej

Këngëtarja Rita Ora doli nga karantina të hënëm, pasi përfundoi periudhën e detyrueshme të izolimit 14-ditor pas mbërritjes në Australi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ylli 30-vjeçe udhëtoi nga Londra në Sidnej dy javë më parë, në mënyrë që të përmbushte angazhimin e saj të fundit televiziv, si anëtare jurie në shfaqjen e talentëve “The Voice Australia”.

Ajo u izolua me motrën e saj, Elenën, ndërsa pas përfundimit të karantinës u pa e rrethuar nga disa oficerë policie, teksa doli në Distriktin Qendror të Biznesit të qytetit, me maskë mbrojtëse në fytyrë.

Edhe këtë herë, këngëtarja dukej me shumë stil e veshur me një xhaketë të gjelbërt të lehtë dhe pantallona të shkurtër, të kombinuara me një triko të verdhë.

Përmes një postimi në Instagram, Rita ishte shprehur e lumtur që Sindej ia besoi atë rolin e gjykatëses në “The Voice”.

“E nderuar që u ftova për të punuar në një vend plot me talent kaq të pabesueshëm! Mezi pres të filloj me familjen time The Voice Australia dhe të gjej super yllin tjetër të botës”, kishte shkruar ajo. /Lajmi.net/