Pasardhësit e Hasan Prishtinës i reagojnë Ali Ahmetit: Hasani nuk i tradhtoi bashkluftarët, siç u tradhtuan Trimat e Kumanovës!

Rinia e fshatit legjendar Pollac, fshat ku ka lindur Hasan Prishina, kanë reaguar përmes disa portaleve kosovare ndaj fjalimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti sonte e përmendi Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin në tubimin e BDI-së në Shkup, por kjo ka shkaktuar revoltë si duket tek pasardhësit e Hasan Prishtinës.

“Ti nuk ke të drejtë ta përmendësh Hasan Prishtinën, sepse ai ka qenë patriot dhe intelektual, e ti nuk je. Hasan Prishtina ka qenë kundër Car dushanit, e ti e ke sjellë Car Dushanin në mes të Shkupit. E ke sjellë edhe Car Llazarin, edhe Uroshin, e nëse mbetesh edhe më tej në politikë, me siguri do ta sjellësh edhe Milloshin. Hasan Prishtina nuk ka tradhtuar bashluftarët e vetë, siç u tradhtuan Trimat e Kumanovës. Hasan Prishtina nuk ka bë politika kundër popullit të vet, madje edhe nëse është dashur ta lëshojë Parlamentin. Ti me asgjë nuk na ke bindur që je kalibri i Hasan Prishtinës, prandaj mos keqpërdor emrin e tij”, thuhet në reagimin e menjëhershëm.