Pas takimit të nënës së saj me Vjosa Osmanin, Rita Ora: Dy inspirimet e mia në një dhomë

Rita Ora është këngëtarja shqiptare me famë botërore, që nuk e harron asnjëherë vendin e saj.

Së fundi nëna e saj, Vera Ora ka qëndruar në Kosovë, ku ndër të tjerash ka takuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, shkruan lajmi.net.

Takimi u mbajt në presidencë, dhe mes tyre u zhvilluan tema të ndryshme.

Ndaj këtij takimi krenare është shprehur edhe Rita Ora, e cila ka shpërndarë foto të nënës së saj bashkë me presidenten.

“Dy inspirimet e mia në një dhomë” ka qenë mbishkrimi i Ritës në foto./Lajmi.net/