Debate përbrenda ASH-së pas humbjes së thellë në Tetovë

Përbrenda Aleancës për Shqiptarët (ASH) kanë nisur debate përmes rrjeteve sociale pas humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme në Tetovë për këshillin komunal.

Shefi i Qendrës për Marrëdhënie Publike, Arben Zeqiri përmes një postimi ka komentuar rezultatin në Tetovë, duke shkruar:

“Me më të mirët, më të pastërtit, më të dashurit, më punëtorët, më ndershmit, më luftarakët, më të guximshmit, më krenarët….
Me njerëzit që nuk as nuk shesin, as nuk blejnë, as nuk gjunjëzohen, as nuk mashtrojnë, as nuk joshen, as nuk joshin rejshëm, as nuk lakmojnë dhe as bëjnë kompromise me njerëzoren, me të shenjtë.
Me të ardhmen, me të renë, me të pastrën…. Vazhdojmë krenarë, me këta miq e mikesha të cilëve askush dhe asnjëherë nuk do të ju bëjë me gisht për asnjë njollë
Humbëm, e pranojmë, kjo është e vetmja që mund të na thoni, por asgjë tjetër përveç kësaj! Andaj mos prisni të na takoni kokë ulur, asnjëherë, përkundrazi… Krenarë!”

Sekretari teknik i ASH-së, Bujar Bajrami:

Orkestrim i mirëmenduar dhe i mirë përgatitur, për të goditur edhe njëherë diskurin politik të Aleancës për Shqiptarët. Qëllimi nuk është aspak të ulëset e disa këshilltarëve, por të thyerja e atyre që promovojnë politikë të drejtë nacionale në interes të shqiptarëve. Ndodhitë e këtilla nuk janë nga dje, e as nga pardje, ka kohë që në vazhdimësi Aleanca po goditet nga mbrenda. Në 2017 e pata potencuar që mbrenda partisë ka njerëz të infiltruar të cilët ‘bylmetin’ e punës së tyre do ta japin më vonë. Një pjesë e vogël u largua, një pjesë tjetër më e madhe ngeli dhe u fuqizua.

Po, përgjegjësi duhet kërkuar nga secili anëtarë i partisë i cili gjatë gjithë fushatës në Tetovë ka ndenjur jashtë aktiviteteve. Përgjegjësi duhet kërkuar nga secili kryetar nëndege që nuk e ka bërë detyrën ashtu siç duhet. Përgjegjësi duhet të kërkohet edhe nga struktura e degës dhe jo vetëm. Por, para kësaj, përgjegjësi direkte (madje edhe me përjashtim nga partia) duhet kërkuar nga njerëzit që bartin funksione të larta partiake dhe që çdoherë kanë qenë jashtë vijës zyrtare politike.

Ka kohë që Aleancës i bëhet gropa nga njerëz të zënë për ’bishti’ nga partitë Maqedonase LSDM dhe VMRO në bashkëpunim edhe me BDI-në, e nga njerëz misionar e mendjemëdhenjë që nën epitetin e një njohësi të marrëdhënieve ndërkombëtare, në emër të Aleancës shan dhe fyen VV-në dhe Albinin. Ky dhe njerëzit si ky, duhet të largohen një orë e më parë nga partia sepse këta janë gjakpirësit e idealit për të cilin u krijua kjo parti.

Kakarisni natë e ditë, parashtroni kërkesa sa të doni, asgjëkundi nuk do të arini. Aleanca nuk thyhet aq lehtë, e Ziadin Sela nuk thyhet më hiq. Do të vazhdojmë deri në vdekje të kontribojmë për politik të drejtë e të ndershme, pa hipoteka dhe pa pazare të fshehta. Mirënjohje të gjithë atyre djemve dhe vajzave të Tetovës që nuk ju përkulën askujt, por mbrojtën dinjitetin dhe siguruan ato vota të çiltërta, ndonëse pak në numër, por shumë në vlerë!

Arben Fetai nga departamenti për marrëdhënie me jashtë i ASH-së:

E vërteta është se sonte jemi partia e shtatë ndoshta edhe e teta në Tetovë. Jo që nuk i kemi dhënë zë rinisë, por e kemi shuar edhe zërin e partisë në kryeqendrën a shqiptarëve në RMV. E kjo nuk guxon të kalojë pa llogaridhënie dhe përgjegjësi. Që nesër.