Pas suksesit të këngës së fundit, Mozzik: Më shumë hite se sa vjet

Reperi Mozzik po sjell hite të njëpasnjëshme, shkruan lajmi.net.

Pas suksesit të këngës “Dhelpër Dinake” e cila tani ka arritur 12 milionë klikime në Youtube, reperi para dy ditësh e ka publikuar këngën tjetër me titull “Zemra ime” e cila po ashtu rezultoi me shumë sukses.

E si duket fakti se po sjell këngë që po pëlqehen e ka shtyrë Mozzikun t’i shkruajë disa fjalë në Instagram.

“Më shumë hite, se sa vjet”, ka shkruar ai pranë publikimit të një fotografie./Lajmi.net/