Pas raportimeve për arrestimin e saj, reagon Fjolla Morina

Gjatë ditës së djeshme u raportua se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar.

Sipas raportimeve ajo ishte arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një prononcim për lajmi.net tregoj arsyen e ndalimit të këngëtares.

Sipas tij këngëtarja është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar por pastaj ajo është lënë e lirë.

“E njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, tha Hoxha.

E orë më parë këngëtarja ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’, ku edhe u është drejtuar të gjithë atyre që raportuan për arrestimin e saj.

“Media të dashuna, apo kini punë, shyqyr që po kini Fjolla Morinës mja majt zhagin kto ditë lufte e pju nxiri pi krizës shumë. Energji pozitive jeni tum jep ju dua shumë.”, shkruhet në postimin e Fjollës.
Kujtojmë se ky nuk është arrestimi i parë i këngëtares, teksa ajo u arrestua vitin e kaluar në pikën kufitare në Morinë, pasi që i ishte gjetur një armë dhe ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.