Dagz bën suprizën e veçantë për Einxhel dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Bota ime pa ty…

Einxhel dhe Dagz kanë krijuar lidhjen brenda shtëpisë së “BBV”.

E lidhja e tyre po merr vëmendje edhe jashtë “BBV”, shkruan lajmi.net.

Einxhel së fundi ka folur lidhur me marrëdhënien e saj me Dj Dagz.

Ata janë duke e shijuar në maksimum lidhjet e tyre, dhe janë më të dashuruar se kurrë.

Ajo ishte e ftuar së fundi tek “Goca dhe Gra”, derisa Einxhel ka folur për lidhjen në distancë, teksa është shprehur se edhe ajo vetë është duke e përjetuar një gjë të tillë,

për faktin se Dagzi udhëton shpesh drejt Kosovës dhe pse e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së bashku.

Mirëpo Dagz nuk ka nguruar t’i shpreh dashurinë që ka për Einxhelin edhe në program ku ai e ka surprizuar atë duke i dhuruar në studio një buqetë me lule.

Einxhel u emocionua shumë nga surpriza e bukur dhe nga disa fjalë të ëmbla që ai i kishte dedikuar asaj.

“Pa gra, s’ka botë. Bota ime pa ty s’ka kuptim.”, shkruhej në kartolinën e luleve.

Moderatorja zbuloi se kjo ishte hera e parë që Dagz i dhuron asaj një buqetë me lule.