“Merakli të veturave të reja”, këta janë disa nga artistët shqiptar që kanë koleksion të veturave

Rep-artistët janë më të paguarit në tregun muzikor shqiptar sa i përket koncerteve.

Shkak i kësaj pagese ata kanë një jetë luksoze dhe për këtë komentohen mjaft shumë në media, shkruan lajmi.net

Lajmi.net ua sjellë disa nga rep-artistët që posedojnë vetura të markave të reja dhe super luksoze.

1.Noizy

Artisti njihet për numrin e madh të veturave që posedon dhe shumica prej tyre janë nga markat më të reja.

Ndërsa në nëntor të vitit të kaluar reperi i bëri dhuratë vetës duke blerë një makinë super luksoze e tipit  ‘Lamborghini’.

2.Mozzik

Koleksion të veturave ka edhe rep-artisti tjetër Mozzik, ku së fundmi këtij koleksioni ia shtoi edhe një G-Class.

3.Majk

“Porsche”, “BMW” dhe “Audi” të viteve të fundit janë disa nga llojet e veturave që posedon reperi kosovar Majk.

Ai shpeshherë ndan imazhe në rrjete sociale me këto vetura.