Zaev: Shteti juridik i dha fund kaosit në Ohër

Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se shpreh mbështetje të fuqishme për “aksionin vendosës” për largimin e objekteve ilegale të ndërtuara në Ohër, që e realizon komuna e Ohrit dhe kryetari i Komunës, Konstantin Georgievski.

“Shteti juridik i dha fund kaosit dhe improvizimeve në territorin e rajonit të Ohrit dhe bregut të liqenit të shpallur si trashëgimi botërore, të mbrojtur nga UNESKO, me qëllim që ta riafirmojmë qeverisjen e së drejtës dhe ta përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve”, shënoi Zaev.

Kryeministri potencon se të gjithë janë të barabartë para ligjeve dhe të gjithë duhet t’i respektojnë. Kjo, siç sqaroi ai, veçanërisht është e rëndësishme kur është në pyetje mbrojtja e vlerave të trashëgimisë botërore.