Pas mesnate, arrestohet dileri nga Kërçova, kapet me heroinë!

Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria Publike në Kërçovë kundër D.A.(38) nga fshati Garanë e Kërçovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

“Sot, më 29.07.2021 në ora 00.35 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria D.A. pasi gjatë mbrëmjes 28/29.07.2021, pas marrjes së urdhrit gjyqësor të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kërçovë, është kryer bastisje në shtëpi dhe hapësirat ndihmëse të D.A. nga fshati Garanë dhe gjatë bastisjes janë gjetur rreth 600 gram heroinë, rrënjë kanabisi dhe lëndë të tjera”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.