Pas lirimit nga burgu, Stresi ka dy fjalë për mbështetësit

Ai përmes një video në Instastory ka shpehur falenderim nga mesazheve të panumërta dhe përkrahjen që ka marrë pasi ka u shoqëruar për në polici.

‘Shihemi shumë shpejt, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë’, është shprehur reperi.

Reperi ka marrë përkrahje edhe nga artistë shqiptarë që gëzojnë raporte të mira me të.

Siç transmeton Top Channel, të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe pesë kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arrestuar gabimisht.

Të shtunën që lam pas mbështetësit e Sali Berishës dolën në protestë për largimin e kreut Lulzim Basha.

Protestuesit ku në mesin e tyre ishte edhe reperi tentuan të hapin me forcë dyert e blinduara dhe thyen xhamat e selisë së Partisë Demokratike në Shqipëri.

Policia ndërhyri dhe shpërndau turmën duke përdorur edhe gaz lotsjellës./Lajmi.net/