Pas fundjavës në karantinë, lëvizje të shtuara në kryeqytet

Pas 61 orësh në izolim, qytetarët e Shkupit mirëpritën fillimin e javës së re të punës, me një ndalim të plotë të lëvizjes, e cila ishte në fuqi këtë fundjavë. Kryeqyteti u zgjua. Rrugët janë plot, si me makina, ashtu edhe me njerëz. Edhe sot, radhë dhe turma. Pritjekishte para postave.

Kishte pritje para bankave. Sigurimi me vërejtje i paralajmëronte njerëzit të mbajnë distancë mes tyre.

Kishte radhë edhe para salloneve për shërbime celulare.

Përpara marketeve kishte më pak njerëz krahasuar me ditët e mëparshme. Qytetarët blinin por edhe kujdeseshin për rendin-njëri të dilte dhe tjetri të hynte.

Moti i mirë sot ishte tërheqës për të ecur dhe për t’u çlodhur jashtë. Në parkun e Çairit kishte njerëz të të gjitha moshave, fëmijë, prindër, më të moshuar. Të gjithë shijuan diellin e prillit.

Edhe përskaj Vardarit është gjithashtu një nga vendet në qytet, të cilin banorët e Shkupit e përdorin për ecje, vrapim, çiklizëm.

Megjithëse rekomandimet e mjekëve janë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos përdoren vendet e lojërave për fëmijë, të rinjtë luanin basketboll në lagjen Vlla.

Regjistruam më shumë vetura dhe këmbësorë në Çair.

Në qendër të Shkupit ndryshe. Shumë më pak makina në rrugë.

Edhe sheshi, gati i zbrazët.

Ora policore sot filloi në ora 16. Do të zgjasë 13 orë, ose deri në 5 të mëngjesit të martën.