Në Dibër do të testohen rreth 30% e banorëve

4 viktima dhe 26 infektime të reja nga virusi korona, ky është bilanci I 24 orëve të fundit në vendin tonë. Më shifrat e publikuara sot, numri i viktimave arrin në 38, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 854 ndërsa 44 janë shëruar. Viktimat, siç informoi Ministria e Shëndetësisë janë: një 79 vjeçare dhe një 63 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Velesi, një 67 vjeçar nga Prilepi.
Sa i takon shtrirjes gjeografike të rasteve të reja, numri më i lartë edhe atë 11 janë regjistruar në Kumanovë, nga 4 në Shkup dhe Tetovë, 3 në Prilep, 2 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 330 testime, ndërsa deri tani në vendin tonë janë bërë 8552 testime.

Ne jemi në fazë të pritjes së pikut, megjithatë kjo situatë nuk do të përfundojë tani. Qëllimi është që të amortizohet goditja ndaj sistemit shëndetësor, në mënurë që numri i pacientëve që janë tani të diagnostikuar të mund të pranohen në objektet spitalore të zonave të tyre. Në shumë vende të botës po mendohet, madje edhe te ne, se si do të funksionojmë pas pikut të parë. Do të na prese punë intensive deri në fund të vitit, e ndoshta deri në fillim të vitit të ardhshëm, deri të arritjen e imunitetit kolektiv dhe deri në daljen e vaksinës”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në Dibër ku u regjistrua rasti i parë, edhe sot nuk pati raste të reja. Ministri Filipçe paralajmëroi skrining dhe në bazë të rezultateve që do të marrin do të vendosin se çfarë do të bëhet më masat në Dibër, duke pasur parasysh se më 11 prill u bë një muaj që nga vendosja në karantinë e gjithë qytetit.

Duke pasur parasysh se kemi donacion 2 mijë teste, dhe se në Dibër s’ka të diagnostikuar të rinj, presim dhe rezultatet e testimeve të dyta, të shohim nëse do të dalin negativ. Më pas planifikohet skrining i rreth 30 % të popullsisë së Dibrës për të parë cilat do të jenë më të rejat. Ky do të jetë një shembull i mirë për atë se çfarë duhet të presim në nivel shtetëror pasi të bëjnë skrining të antitrupave. Në bazë të këtyre rezultateve do të dimë hapat e ardhshëm”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa Filipce tha se pritet finalizimi i të gjitha informacioneve për të arritur në përgjigjen e pyetjes, se a ka qenë i pranishëm virusi korona në vendin tonë, përpara diagnostikimit të pacientit zero.