Pas fitores, Iliri vazhdon festën edhe në Itali

Disa javë pas fitores së madhe të “Big Brother VIP”, Iliri ka vazhduar të festojë.

Fituesi i edicionit të parë, ka udhëtuar së fundi drejt Italisë, shkruan lajmi.net.

Ai mori një surprizë të këndshme nga bashkëshortja e tijm, Emanuela Morini.

Ajo ka organizuar një festë të madhe për balerinin me shumë të ftuar “VIP”.

Ka qenë vetë balerini që ka ndarë momente nga festa ndërsa shihet duke kërcyer bashkë me gruan dhe me të bijën, Emily.

Të ftuar ishin mjaft figura të njohura të italisë, si artisti dhe koreografi Zinna Piero, sportistja Roberta Sodero dhe Kiko Nalli, artisti që kuron imazhin e VIP-ave italianë.