“Donaldi u ndje i përdorur”, ekzistonte një kontratë ku Trixa duhet të dilte çift nga BBV?

Pas ndarjes së Donaldit dhe Trixës ka polemika të shumta.

Lidhja dhe ndarja e tyre po vazhdon të komentohet edhe pas disa javësh.

Revista Jeta del me një pohim befasues.

Sipas saj, “zërat” së fundmi kanë treguar që Beatrix kishte hyrë në “Big Brother VIP” me një kontratë ku supozohej që të përfundonte çift me Kledin.

Gjërat rrodhën ndryshe dhe Beatrix u dashurua me Donaldin.

Flitet se arsyeja e ndarjes së tyre pas daljes së Donaldit nga shtëpia e “Big Brother” ka qenë pikërisht kjo.

Ky i fundit mësoi për kontratën e Beatrix dhe u ndje i “përdorur”.