Ambasada ruse në Maqedoni: Tërheqim vëmendjen për nivelin e paprecedentë të rusofobisë

Ndaloni gjuhën e urrejtjes kundër rusëve, kërkon ambasada ruse në Shkup.

Ambasada ruse në Maqedoni ka paralajmëruar për një nivel në rritje të gjuhës së urrejtjes kundër rusëve dhe kulturës ruse.

Thirrja vjen pasi një koncert me romanca ruse në Operën dhe Baletin Maqedonas u anulua për shkak të luftës në Ukrainë.

“Tërheqim vëmendjen për nivelin e paprecedentë të rusofobisë që vërehet në shumë vende të huaja në sfondin e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Paralajmërojmë se të gjitha incidentet e tilla regjistrohen me kujdes”, ka shkruar Ambasada Ruse në Shkup në profilin e saj në “Twitter”.