Pas një pauze të gjatë, Argjentina Ramosaj vendosi t’i kthehet muzikës dhe këtë e bëri me një duet.
Ajo bashkëpunoi me Young Zerkën për këngën “Pishman”, por kjo nuk është e gjitha.
Këngëtarja menjëherë është kthyer në studio për këngën e re dhe këtë gjë e bëri të ditur përmes një fotografie në Instagram.
Mbetet të shihet se çfarë po përgatit Argjentina kësaj radhe, ndërsa kujtojmë se me këngën “Pishman” ka marrë mbi 1 milion ndjekës në kanalin YouTube.