Mbrëmjen e kaluar, reperi ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, të cilën e kishte realizuar në veturë.
Në atë video, ai u shfaq duke tymosur lëndë narkotike dhe nuk e kishte fare kompleks që po e ndante me mijëra ndjekës.
Të njëjtën gjë Fero e bëri edhe gjatë ditës së sotme, madje tregoi edhe paketimin nga i cili po konsumonte.
Ky nuk është artisti i vetëm që bën veprime të tilla publikisht, ngase edhe artistë të tjerë kanë vepruar njësoj.
“2Pac” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fero, ndërsa pritet që së shpejti të kthehet me këngë të reja.