Djegia e deponisë në Haraçinë shkakton ndotje të madhe të ajrit

Që herët në mëngjes deponia joligjore në afërsi të fshatit Haraçinë mori flakë, duke shkaktuar ndotje të ajrit nga tymi gjatë gjithë ditës së sotme. Sipas Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit, në terren janë me tri cisterna të zjarrfikësve në përpjekje të shuarjes së zjarrit. Drejtori Vlladimir Simonovski i tha Alsatit se djegia e mbeturinave masive është e pamundur të shuhet brenda ditës. Nuk është vërejtur polici për të detektuar shkakun e zjarrit. Por, burimet thonë se kjo ishte zjarr vënie e qëllimshme.

Nga Komuna e Haraçinës thonë se kjo deponi gjatë vjeshtës është mbuluar me një shtresë rëre dhe dheu, por sipas tyre, banorët të pandërgjegjshëm kanë vazhduar të hedhin sërish mbeturina.