Pas dështimit të motorit, një aeroplan i vogël bëri “ulje emergjente” në një zonë banimi në periferi të Parisit

Një aeroplan i vogël me dy motorë është detyruar të bëjë një “ulje emergjente” në një periferi jugore të Parisit.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, tre personat në bord u dërguan në spital duke kërkuar trajtim urgjent, por lëndimet e tyre nuk u konsideruan të rrezikshme për jetën, thanë zyrtarët.

Askush tjetër nuk u lëndua nga incidenti.

Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani u ul në një zonë banimi në Villejuif pas një dështimi të motorit, sipas ministrit francez të Transportit, Clément Beaune.

Tre personat në bord ishin një instruktor fluturimi rreth të 80-tave dhe dy pasagjerë në fund të të 20-tave, sipas raporteve të mediave lokale.

Ndërkohë bëhet e ditur se aeroplani filloi uljen emergjente në një rrugë përpara se të përplasej me murin e një ndërtese apartamentesh.

Ai përfundimisht u ndal në kopshtin në pjesën e pasme të ndërtesës së apartamenteve, me pjesë të aeroplanit që “mbetën” mbi çatinë e një garazhi aty pranë.

Avioni fillimisht u ngrit nga Rouen – rreth 130 km (80 milje) nga Villejuif – dhe supozohej të ulej në Toussus-le-Noble, afër Versajës.