Pas dështimit me Azpilicuetan, Barça kthen sytë kah Meunier

Barcelona tani ka shfaqur interesim për lojtarin e Borussia Dormund, Thomas Meunier.

Cesar Azpilicueta ka qenë një nga lojtarët që Barça kërkonte ta transferojë në ‘Camp Nou’.

Fillimisht u raportua se spanjolli do të kalojë te ekipi katalanas, por një lëvizje e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi ai ka rinovuar kontratën me Chelsea.

Pas dështimit për Azpilicuetan, sipas ‘Sport’ Barcelona kthen sytë kah Thomas Meunier.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë lëvizja e mbrojtësit në ‘Camp Nou’.