Klopp kritikon Botërorin: Koha dhe arsyet janë të gabuara

Jurgen Klopp ka folur për Botërorin e këtij viti, Katar 2022.

Jemi mësuar që Kupën e Botës ta përcjellim gjatë sezonit të verës, por këtë vit nuk do të jetë ashtu.

Kjo pasi Botërori do të mbahet në muajt nëntor e dhjetor.

E lidhur me kohën se kur do të mbahet ky kampionat botëror ka folur edhe trajneri i Liverpool, duke kritikuar ata.

“Ky Botëror vjen në kohën e gabuar dhe për arsyet e gabuara”, ka theksuar shkurtimisht trajneri gjerman.

Më 21 nëntor do të fillojë Kupa e Botë, ndërsa më 18 dhjetor do të përfundojë.