Pas daljes nga BBV-ja, Fifi flet për herë të parë: Më doli jashtë kontrollit…

Pas gjithë atyre javëve më në fund ajo ka vendosur të flasë për gjithë rrugëtimin e saj, shkruan lajmi.net.

E ftuar në Fan Club ajo ka diskutuar rreth shumë gjërave.

Ajo ka folur që e gjithë rrugëtimi i saj aty brenda i doli jashtë kontrollit dhe nuk mund t’i menaxhonte emocionet dhe shpërthimet e saj aty brenda.

Madje ajo sqaroi se rutina e saj tashmë ishte çrregulluar dhe kishte shumë faktore që ndikuan tek ajo.

Këngëtarja rrëfeu se kishte shtuar 4-5 kg pas gjendjes jo të mirë të saj.

Gjithashtu ajo sqaroi se i ka ndjekur të gjitha jashtë dhe nga jashtë shiheshin më ndryshe.

Fifi tha se disa gjëra që banorët kishin thënë për të nuk ishin habitëse pasi i kishte pritur.