Chelsea bën ofertën e parë për Frenkie de Jong

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong duket se nuk po gjen veten më së miri te skuadra e Barcelonës, nën urdhrat e Xavi Hernandez.

Frenkie është përballur me disa kritika së fundmi. Emri i tij është lidhur me një largim të mundshëm nga Barcelona, edhe pas krizës ekonomike.

Tani, ‘Mail’ raporton se Chelsea ka bërë ofertën e parë për mesfushorin holandez, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ thuhet t’i kenë ofruar Barcelonës 33 milionë funte për kartonin e lojtarit. Ata prite të kenë konkurrencë edhe nga Bayern Munich.

Megjithatë, kjo shumë vështirë se do të pranohet nga skuadra e Barcelonës. Mbetet të shihet nëse do të ketë përmirësim të ofertës nga Chelsea.