Pas arritjes së marrëveshjes, Lladrovci ka një ‘selam’ për LVV-në

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes këtij postimi, Lladrovci ka përzgjedhur që t’i kundërpërgjigjen të gjithë atyre në Vetëvendosje që gjatë ditës së sotme ia kanë lakuar emrin në deklarata të ndryshme.

Ai po ashtu ka thënë se me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Vetëvendosje ka vdekur politikisht.

Postimi i plotë i Lladrovcit pa ndërhyrje:

Shkruar më 0202 2020, ora 2222,

Antalya Turkye

Disa varrmihës të VV-së ma kishin përmend emrin në njëfarë njoftimi. Nuk habitem me këta keqbërës.

Sa ma marrin kaq shpesh në gojë emrin tim, këta varrmihës le të vajtojnë dështimin e vet politik.

Vdekje më të rëndë politike sesa nga vardisja deri te përkulja- nuk besoj se mund të ketë.

Idealet, parimet dhe kauzat dolën mashtrim!

Seanca e nesërme e Kuvendit është më shumë Akademi Përkujtimore për kauzat e VV-së nga të cilat u largua, para se të marrë qeverisjen.

Fitimtarë të vërtetë do të jenë ata që i realizojnë zotimet!.