Pas koronavirusit, në Kinë shpërthen një virus tjetër patogjen

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale e Kinës njoftoi të shtunën një shpërthim të një lloji shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë në provincën jugore të Hunan.

Virusi u zbulua në një fermë me afro 8,000 pula – më shumë se gjysma e tyre tashmë kanë ngordhur për shkak të shpërthimit të virusit, shkruan “Reuters”.

Kina nuk është vetëm në përpjekjen për të zvogëluar përhapjen e këtij virusi.

Në fillim të kësaj jave autoritetet në Indi filluan të mbledhin pulat dhe shkatërrojnë vezë për të parandaluar virusin e gripit të shpendëve.

Virusi H5N8 është përhapur në të gjithë Evropën Lindore javët e fundit.

Një shpërthim i gripit të shpendëve në Kinë në vitin 2013 përfundoi duke kushtuar 6.5 miliardë dollarë humbje ekonomike, sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.