Pas aksidentit të autobusit në Bullgari, “Shero Tours” mbyll zyrën në Prishtinë

Kompania turistike “Shero Tours” ka mbyllur zyrën në Prishtinë pas aksidentit të njërit nga autobusët e tyre me pasagjerë kosovarë në Bullgari.

Klan Kosova ka tentuar të marrë një përgjigje nga kjo kompani, por të gjithë numrat publik kanë qenë të paqasshëm.

Në autobusin e kësaj kompanie ishin 29 pasagjerë në momentin e aksidentit me një kamion, në mesin e të cilëve janë gjashtë fëmijë. Sipas mediave bullgare, veç shoferit i cili ka pësuar lëndime të lehta, të tjerët janë mirë, njofton Klankosova.tv.