Pas 21 viteve u përsërit inzhineringu politik i vitit 2000

Shkruan: Shpëtim Pollozhani

NGA fundi i vitit 2000, Qeveria OBRM (VMRO) PDSH ishin në krizë politike. U mungonin dy deputetë për një shumicë të thjeshtë. Me kërkesë te Kryeministrit Lupço Georgievski, PPD e atëhershme në opizitë u dakordua për bisedime me Qeverinë.

Me vendim të Kryesisë së PPD, dy nënkryetarët e partive; Dosta Dimoska dhe unë (nënkryetar për pak muaj), takimin e ralizuam në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme ( Dosta Dimoska ishte Ministre e brendshme.) Në takim më premtoi mjaltë e qumësht, mirëpo, kur ia paraqita Platformën tanë politike, ajo sa nuk u çmend( legalizim i UT, statusi i gjuhës….)

Pasi e dija si do të rrjedhin punët në parti pas asaj OFERTE TË MAJME, durëheqnen e kisha gati dhe nuk u këtheva kurrë më në PPD.
Qeveria nuk rra! Edhe pse kryesia vendosi për rrëzimin e Qeverisë (çfarë ngjajshmërie me fintat që ndodhin këto ditë), pesë deputetë votuan pro Qeverisë.

Dikur më vonë, Dosta Dimoska tha: Kurgjë s’ka badihava në këtë botë. ,,Nema nishto xhabe na ovoj svet.”
Kush si u shpërblye më mirë e tha një deputet i ndjerë i PPD kur i këtheu paratë që ia kishin dhënë për ta votuar Qeverinë!