Pas 17 viteve me klubin, Chiellini konifrmon se do të largohet nga Juventus në fund të sezonit

Giorgio Chiellini ka njoftuar se do të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Pas 17 viteve me klubin, Chiellini ka konfirmuar se do të largohet nga Juventus, përcjell lajmi.net.

Lojtari ka 559 paraqitje me ‘Zonjën e Vjetër’ mes të cilave ka fituar shumë trofe.

Chiellini ka fituar 9 herë Serie A, një herë Serie B, pesë herë Kupën e Italisë dhe pesë herë Superkupën e Italisë.

Mbrojtësi italian mund të vazhdojë karrierën e tij në MLS në ShBA por asgjë s’ka konfirmuar akoma.