Fabrizio Romano: Nuk ka marrëveshje mes Frenkie de Jong dhe Man United

Mbrëmjen e kaluar bëri bujë të madhe një raportim i Gerard Romero për një transferim të Frenkie de Jong te Manchester United.

Mesfushori i Barcelonës thuhej se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Manchester United dhe do të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të sezonit.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romano ka pasur kontakte mes lojtarit dhe United, por nuk ka marrëveshje finale me Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Situata financiare e Barcelonës mund të afektojë të ardhmen e mesfushorit të Barcës.

Emërimi i Erik ten Hag në krye të stolit të Manchester United mund të jetë një shtysë tjetër për lojtarin. Mbetet të shihet se si do të përfundojë situata.