Parkingu i Qytetit-Shkup do të shesë makina, biçikleta dhe trotinetë

Ndërmarrja publike me bazë në Shkup, “Parkingu i Qytetit” do të shes biçikletat dhe trotinetët që ishin blerë me para buxhetore me qëllim që të jepen me qira për shfrytëzime ditore nga qytetarët. Por për shkak se projekti për rentabilitet dështoi, ndërmarrja publike do të shes disa prej biçikletave dhe trotinetëve që nuk janë dëmtuar ose që nuk janë vjedhur. Do të shiten 4 trotinetë, 7 trotinetë elektrikë dhe 22 biçikleta të thjeshta. Gjithashtu në shitje do të jenë tetë makina, shtatë skuter dhe një makinë për pastrim, pasi sipas autoriteteve janë më të vjetra se 10 vjet dhe kostot e mirëmbajtjes janë shumë të larta.