Paredes ëndërron të luajë për Real Madridin

Mesfushori i Paris Saint Germain, Leandro Paredes ëndërron të luajë për gjigantin spanjoll Real Madridin.

Paredes ka kontratë me PSG deri në vitin tjetër, por ai mund të largohet nga ‘Parc des Princes’ në fund të këtij sezoni.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë stinorit 2021-22, ai nuk ka pasur mjaft paraqitje për parisienët.

Në një intervistë për ‘TyC Sports’ argjentinasi u pyet nëse do dëshironte të luante për Real Madridin, ndërsa ai u përgjigj:

“Çdo lojtar ëndërron të veshë atë fanellë, është një klub shumë i rëndësishëm. Por unë e respektoj klubin tim, Paris Saint Germain dhe jam i lumtur këtu”, ishin fjalët e Paredes.

Ai ka 22 paraqitje me PSG këtë sezon në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka regjistruar dy asistime.